Zihet me gruan në avion, piloti ndalon dhe i zbret

Ndryshe

Zihet me gruan në avion, piloti ndalon dhe i zbret

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 21:44
Avioni

Një sherr i ashpër mes një burri dhe gruas së tij në 10 mijë metër lartësi ka detyruar një avion anglez të bëjë një ulje emergjence në aeroportin e Brindizit. Ngjarja ka ndodhur më 10 tetor, kur një avion i kompanisë “Thomas Cook”, i nisur nga Notingami drejt Korfuzit, ka bërë një ndalesë në aeroportin puliez, teknikisht për shkak të motit të keq.

Në realitet, shkak për uljen e avionit ka qenë një pasagjer. Peter Kempton, gjatë fluturimit ka shkaktuar alarmin e sigurisë, pas një sherri të ashpër me bashkëshorten.

Detajet e ngjarjes janë bërë të ditura nga shtypi britanik. Menjëherë pas uljes së avionit dhe teksa po bëhej furnizimi me karburant, Peter Kempton është ngritur nga vendi i tij dhe ka vrapuar për të dalë jashtë. Aty është bllokuar nga policia, ndërsa piloti i avioni po urdhëronte bashkëshorten e Kemptonit për t’u larguar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat