Gjen një vibrator në shtëpi, reagimi i burrit është i paparë

Ndryshe

Gjen një vibrator në shtëpi, reagimi i burrit është i paparë

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 17:44
Rich Moore me ish gruan

“Ia kisha blerë unë, por tashmë donte më shumë vibratorin sesa mua, ndaj u acarova dhe ia shkatërrova”. Kanë qenë këto fjalët dhe justifikimi i një 33-vjeçari britanik përpara policisë , pasi kishte shkatërruar tërësisht lodrën e kënaqësisë seksuale të gruas së tij.

Rich Moore është arrestuar nga forcat e rendit pasi ka shkuar në shtëpinë e ish gruas dhe i ka shkatërruar vibratorin si dhe objekte të tjera të gruas që ka gjetur në shtëpi. Ai duhet të dalë në gjyq dhe të dëmshpërblejë ish gruan.

Dy partnerët pasi kanë jetuar bashkë rreth shtatë vite dhe kanë sjellë në jetë edhe një vajzë, janë ndarë rreth një muaj më parë, por burri nuk e kishte pranuar akoma ndarjen. Ai ka shkuar në shtëpi për të marrë një pjesë të veshjeve por ka parë objektin e kënaqësisë seksuale të bashkëshortes së tij dhe nuk është ndalur. Është xhindosur e ka vepruar si mos më keq.

Tani akuzohet për dhunim të banesës dhe duhet të paguajë dëmin e shkaktuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat