I kërkon seks adoleshentes: Më nis foto nudo. Por ja "zbori" që i punon 13-vjeçarja

Ndryshe

I kërkon seks adoleshentes: Më nis foto nudo. Por ja "zbori" që i punon 13-vjeçarja

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 22:53
Kurthi

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi akuzohet për pedofili. Richard Hewitt udhëtoi 200 milje nga Cheshire në Newcastle, duke menduar se do të takohej me një vajzë 13-vjeçare për të kryer marrëdhënie seksuale, pasi kishte kontaktuar me të në një chat adoleshentësh, por në të vërtetë ky ishte një kurth.

Ai e pyeti vajzën e quajtur "Jessie" nëse mund t'i dërgonte atij foto të saj nudo dhe i kërkonte vazhdimisht seks, por personat që fshiheshin pas këtij profili e kanë shmangur duke i thënë se donin takim.

Hewitt i cili pretendonte se ishte 22 vjeç, që ka qenë subjekt i sulmeve seksuale qysh prej vitit 2007, nuk e kuptoi që profile ishte fals.

Kur Hewitt mbërriti në Newcastle, grupi i policisë bllokoi makinën e tij për ta ndaluar para se të largohej. Në momentin që ai u kap u përpoq të shkatërronte telefonin për të fshehur provat e pedofilisë, ndërkohë ky moment është kapur në video, shkruan Daily Mail.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat