Dënohet me 30 vite burg nëna që vrau djalin 8 vjeç, zbuloi lidhjen e saj me gjyshin

Ndryshe

Dënohet me 30 vite burg nëna që vrau djalin 8 vjeç, zbuloi lidhjen e saj me gjyshin

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 15:50
Veronica Panarello dhe djali i saj

Një nënë e cila vrau djalin e saj 8 vjeçar pasi zbuloi se ajo kishte një lidhje intime me gjyshin e tij është dënuar me 30 vite burg në Itali.

Veronica Panarello, mbyti djalin e saj Loris Stival me kabllo elektrike dhe flaku trupin e tij në një hon të largët në Santa Croce, Sicili.

Fillimisht ajo pretendoi se djali i saj ishte rrëmbyer, duke i thënë policisë se e kishte marrë djalin nga shkolla dhe se ai ishte zhdukur pasdite.

Por policia dyshoi mbi nënën e 8 vjeçarit pasi kamerat e sigurisë së shkollës treguan që ajo nuk kishte qenë atje. Kur Andrea Panarrello pranoi se ka vrarë djalin e saj, ajo ia hodhi fajin babait të burrit të saj Andrea Stival.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat