Kanadezi Ed Whitlock është në moshën 85 vjeçare, por pavarësisht kësaj ai është i aftë të përfundojë maratonën 42 kilometra e 195 metra, madje të vendosë edhe rekord, natyrisht për kategorinë e tij, atë të moshës nga 85 deri në 90 vjeç.
85-vjeçari arriti në finishin e maratonës së Torontos për 3 orë e 56 minuta, 38 minuta më pak në krahasim me rekordin e mëparshëm.
“Synoja 3 orë e 50 minuta, por pas gjysmës së garës kuptova që ishte shumë e vështirë, pasi filluan të më dhembnin këmbët”, tha 85-vjeçari.
Për inxhinierin Whitlock është diçka normale të bëjë fenomenin, por krenaria e tij më e madhe është se e ka mbyllur maratonën e Torontos në 2004, kur ishte 73 vjeç, poshtë kufirit të tre orëve, në 2 orë, 54 minuta e 29 sekonda.