Shkurorëzohet nga bashkëshortja, pasi e pa për herë të parë pa grim

Ndryshe

Shkurorëzohet nga bashkëshortja, pasi e pa për herë të parë pa grim

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 18:54
Ilustrim

Një 30-vjeçar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, është ndarë nga bashkëshortja e tij, gjashtë vite më e re, sapo e ka parë pa grim.

Gazeta ‘Aletihad’ raporton se kur çifti kanë shkuar për herë të parë që të bëjnë not në plazhin Al Mamzar në Sherjah, asaj i janë shlyer përmirësimet në fytyrë dhe ai i ka parë dallimet e mëdha.

Ai ka mësuar se jo vetëm që ajo vë shumë tualet, por ka operim estetik, mbanë qepalla të rrejshme dhe thjerrëza me ngjyrë tjetër.

Për këto arsye, arabi që është ndier i mashtruar, ka kërkuar ndarje të menjëhershme nga bashkëshortja.

“Dhëndri ishte i vendosur dhe nuk pati asnjë shans që të pajtohen sërish”, ka thënë psikologu Dr Abdul Aziz Asaf, që ka biseduar me të sapomartuarit para se të shkurorëzoheshin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat