Ky është momenti kur një gjarpër i uritur gëlltit një gjarpër tjetër

Ndryshe

Ky është momenti kur një gjarpër i uritur gëlltit një gjarpër tjetër

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 16:33
Foto

Ky është momenti shokues kur një gjarpër kanibal filmohet gjatë kohës që ha një gjarpër tjetër.

Në video tregohet kobra e uritur duke i ngulur dhëmbët helmues një gjarpri tjetër derisa ta fusë të gjithin në bark për të shuar urinë e tij. U desh rreth një orë derisa ai ta kishte ngrënë të tërë, pra me një fjalë nuk u nxitua me drekën e tij.

Fotot e pazakonta të gjarprit kanibal u fotografuan nga Thinus Van Staden, ndërkohë që ishte me pushime në parkun Kgalagadi në Afrikën e Jugut.
Thinus tha se “ishte vetëm 20 metra larg kur shkrepi fotot”.

“Ishte një shans i madh. Më erdhi si surprizë sepse unë isha i vetmi që e pashë. Ishte shumë nxehtë dhe kampistët e tjerë po çlodheshin në tendën e kampingut”, u shpreh ai.S’kisha parë kurrë diçka të tillë dhe aq më pak nga afër. Të jem i sinqertë është e vështirë të shohësh një gjarpër duke gëlltitur një tjetër e duke mos bërë asgjë”, u shpreh ai.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat