Një objekt misterioz po i afrohet Tokës

Ndryshe

Një objekt misterioz po i afrohet Tokës

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 16:40
Ilustrim

Shkencëtarët kanë vërejtur një objekt misterioz afër sistemit diellor. Ai objekt ka një orbitë ekstreme, meqë i duhen 20 000 vjet që të sillet rreth Diellit tonë. Ajo që habit, është fakti se objekti e ndryshon trajektoren e tij, duke shkuar drejt Diellit nga përbrenda resë Ort në brezin Kuiper. Asnjë objekt kurrë nuk është parë ta bëjë një gjë të tillë. ky objekt është i njohur për astronomët me emrin L91. Ekspertët aktualisht janë duke debatuar rreth orbitës jo normale të objektit, duke u munduar që të dalin me një teori të qëndrueshme.

“Sa herë që gjejmë objekte të këtilla, na qartësohet një pjesë tjetër e mozaikut”, thotë Meg Schwamb, shkencëtar planetar në Observatorin “Gemini” në Hilo, Havai. Ende nuk dihet ndikimi i mundshëm i këtij trupi qiellor në sistemin tonë diellor, respektivisht në planetin tonë, Tokë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat