Gruaja tregon “makthin” e saj: Ja si m’i futi duart polici që erdhi të më arrestonte

Ndryshe

Gruaja tregon “makthin” e saj: Ja si m’i futi duart polici që erdhi të më arrestonte

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 17:27
Amanda Houghton dhe polici

Pasi është akuzuar nga një polic rrugor se ka qenë nën ndikimin e alkoolit ndërsa i jepte makinës, gruaja e arrestuar ka kundërshtuar vendimin dhe masën e marrë ndaj saj.

Amanda Houghton u ndalua nga policia ndërsa ishte duke lëvizur me makinë për të marrë ilaçet e fëmijës së saj të sëmurë. Kur polici mashkull iu afrua, konstatoi se ajo kishte pirë dhe e detyroi që t’i nënshtrohej testeve të shumta.

Megjithatë, gruaja shprehet se oficeri i policisë ka kryer veprime ilegale ndaj saj dhe këtë mund ta dëshmojnë edhe kamerat.

“I thashë ‘mos më prek’ sepse u ndjeva e dhunuar. Ai po më prekte në gjoks si pa dashje. Ai më ka futur duart në gjoks, ndërsa bënte sikur po më arrestonte”, tregon ndër të tjera gruaja.

Për këtë çështje u mbajt një proces gjyqësor, ndërsa avokati mbrojtës i gruas u shpreh se vetë polici ishte paragjykues dhe përfitues nga të tilla raste.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat