Babai e la fëmijën të bëjë pazarin e javës, por përzgjedhja ishte qesharake

Ndryshe

Babai e la fëmijën të bëjë pazarin e javës, por përzgjedhja ishte qesharake

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 19:07
Pamje nga video

Ethan Wilkinson nga Belgjika, e ka lënë të birin e tij Leo të blejë çfarë të dojë në supermarket, në atë që do të ishte pazari i javës.

Por, vogëlushi injoroi listën duke mos i blerë gjërat elementare që nevojiten për përgatitjen e ushqimit për disa ditë.

Çokollatat dhe akulloret ishin të pashmangshme, së bashku me maska dhe disa figura nga sektori i Halloowinit.

Për vëllanë e vogël, ai bleu një numër të madh të pelenave si dhe disa lodra për vete.

Leo i vogël që e do nënën shumë, i beu asaj dy palë sytjena, por pa u menduar se çfarë numri e mbanë.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni ‘shopingun’ që bëri djaloshi, me të cilin do duhet të përgatitej ushqimi për tërë javën. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat