Ngrini fëmijët nga krahët? Ja një arsye pse nuk duhet bërë

Ndryshe

Ngrini fëmijët nga krahët? Ja një arsye pse nuk duhet bërë

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 11:03
Ilustrim

Çdo prind është i njohur me kërkesën e fëmijëve për t’i kapur nga krahët dhe rrokullisur ato, apo për t’i ngritur lart gjatë një shëtitjeje.

Kjo gjithmonë është një kënaqësi për fëmijët, por ka një arsye më serioze se pse nuk duhet bërë ky veprim nga prindërit apo edhe të afërmit.

Nyjët e fëmijëve ende nuk janë zhvilluar komplet dhe lidhjet janë të lirshme në këtë moshë, që do të thotë se rrezja e kockave në krahë mund të largohet lehtë nga nyja.

Kjo gjë zakonisht ndodh te fëmijët e moshës 1 deri në 4 vjeç, sa herë që prindi tërheq me forcë krahun e tyre. Tërheqja e krahëve mund të ndodh edhe teksa je duke i veshur apo duke i hequr rrobat.

Por lojërat e lëkundjes nga krahët kur jeni duke ecur me fëmijët është me risk dhe duhet të shmanget. Kjo për arsye se mund të ketë ndonjë dalje të bërrylit që për fëmijët do të jetë e dhimbshme, derisa me ndihmën e mjekëve të shkojë sërish në vendin e duhur.

Kockat do të shkojnë shpejt në vendin e tyre, por nëse ka ndodhur njëherë duhet patur kujdes që mos të ndodh sërish, pasi do të ketë më shumë risk.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat