Metoda daneze që bën fëmijët e prindërit e lumtur

Ndryshe

Metoda daneze që bën fëmijët e prindërit e lumtur

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 23:15
Ilustrim

Metoda daneze, që fëmijët të rritën të lumtur, e prindërit të jenë të qetë, po bën xhiron kudo në botë.

E gjitha lindi dy vite më parë kur dy autorë Joelle Jessica Alexander dhe Iben Dissing Sandahl nisën të pyesnin veten se pse të gjithë studimet sociale e klasifikonin Danimarkën si vendi që arrin t’i bëjë më të lumtur prindërit e fëmijët. Metoda daneze bazdohet në gjashtë parime bazë, inicialet e së cilës formojnë fjalën prind, “PARENT”: lojëra, vërtetësi, ristrukturim i situatave negative, empati, jo ultimatume, dhe miqësi e ngushtë.

Por në detaje çfarë duhet të bëjnë prindërit me fëmijët e tyre që të arrijnë më shumë te lumturia Skandinave? Joelle Jessica Alexander sugjeron prindërit të rrisin orët e lojërave me fëmijët por të mos ndërhyrjnë shumë, pasi fëmijët duhet të mësojnë edhe t’i zgjidhin strategjitë vetë.

Ajo këshillon t’i lexoni lexoni histori që shkaktojnë emocione të ndryshme (jo vetëm në lumtura) në mënyrë që t’i krijoni empati vajzës apo djalit tuaj (gjithashtu pakëson narcizmin). Jeta nuk është gjithmonë e gëzueshme dhe prandaj ju duhet të jeni të sinqertë e të vërtetë me ta.

Sipas Alexandër, prindërit duhet të shmangin lavdërimin e tepërt dhe t’i mësoni fëmijëve të vlerësojnë procesin dhe se vendimi për një rezultat të caktuar është më pak i rëndësishëm. Për sa i përket ristrukturimit të situatave negative, duhet t’i inkurajoni fëmijët të shohin anën pozitive duke i bërë të kuptojnë se një situatë ndryshon nga mënyra se si ne zgjedhim ta interpretojmë.

Ajo sugjeron që të mos përdoret asnjëherë dhunë fizike edhe nëse mbetet si zgjidhja e fundit që fëmija t’ju dëgjojë.Nëse i shpjegoni të vërtetën, fëmija do krijojë besim dhe çdo gjë do shkojë për mrekulli. Kaloni kohë me ta pa konflikte në familje, duke krijuar miqësi dhe familjaritet duke lënë pas stresin e punës, ankesat, thashethemet dhe negativitetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat