Nusja 86-vjeçare mahnit me bukurinë e saj

Ndryshe

Nusja 86-vjeçare mahnit me bukurinë e saj

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 12:45
Millie Taylor-Morrison

Më shumë se 50 vjet më parë, Millie Taylor-Morrison punonte si një modele për “Belle Mead”, në agjencinë e modelingut në Nju Xhersi. Është e pabesueshme kur sheh se sa e bukur duket si nuse 86-vjeçarja.

Gjyshja e dizenjoi vetë fustanin e saj të nusërisë ngjyrë vjollcë dhe mbesa Khadija Elkharbibi, i bëri një foto dhe e hodhi atë në Facebook, duke shkruar fjalët “Nëna Millie në ditën e saj të madhe”.

Fotoja u përhap me shpejtësi në internet dhe mori rreth 97 mijë like e mijëra shpërndarje. “Kjo është gjyshja ime e bukur Millie Taylor-Morrison, e cila i martua këtë fundjavë. Në dhjetor ajo do të bëhet 86 vjeçe. Gjyshja martuar me gjyshin tim për 41 vjet deri sa ai ndërroi jetë.

Ajo e gjeti dashurinë 25 vjet më vonë dhe familja jonë nuk mund të mos ishte e lumtur për atë. Kjo është një dëshmi e vërtetë se mosha është thjeshtë një numër dhe se çdokush mund ta gjejë serish dashurinë”, shprehet mbesa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat