Gjyshja me më së shumti pasardhës në botë, plot 430

Ndryshe

Gjyshja me më së shumti pasardhës në botë, plot 430

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 17:58
Sahe Tayurak

Një gjyshe në qytetin turk, Diyarbakir, ka të paktën 415 nipër, të cilët janë të moshës nga dy deri në 90-vjeçare, raporton BBC Turkiye.

Ajo pohon se është gjyshja më e madhe në botë, me më shumë së 430 pasardhës.

Sahe Tayurak ka qenë e martuar tri herë, dhe ka dy fëmijë nga martesa e parë dhe pesë të tjerë nga martesa e dytë. Ajo jeton me djalin e saj më të vogël, Cemal Tayurak dhe familjen e tij në rajonin e Diyarbakir, Alipasa.

Cemal Tayurak ka thënë për BBC se para tri viteve, ai kishte vendosur që t’i numëronte se sa fëmijë, nipër dhe mbesa dhe nipër e mbesa të fëmijëve të vet i kishte.

“Para tri viteve, ajo kishte 415 nipër dhe mbesa, nuk jam i sigurt sa i ka sot. Për ta kuptuar, më duhet të bëj të njëjtën gjë që e bëra para tri viteve, t’i thërras të gjithë vëllezërit dhe motrat, kushërinjtë, nipërit dhe mbesat, dhe pastaj ta bëj një listë. Por, mund të them me vetëbesim se, në tri vitet e fundit, të paktën edhe 15 fëmijë janë lindur, prandaj totali e kalon shifrën 430,” ka thënë ai.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat