Shkoi në spital për gurë në veshka, lind foshnjën pasi kupton se ishte 38 javë shtatzënë

Ndryshe

Shkoi në spital për gurë në veshka, lind foshnjën pasi kupton se ishte 38 javë shtatzënë

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 18:33
Foshnja

Një grua nga Gjeorgjia shkoi në spital duke ndjerë dhimbje – dhe duke menduar se dhimbja ishte për shkak të gurëve në veshka – por u kthye në shtëpi me një foshnje.

Stephanie Jaegers u befasua kur doktorët në Spitalin Piedmont Henry në Stockridge i treguan asaj se ishte 38 javë shtazënë.

Dhe, i thanë ata, foshnja do të vijë pas 30 minutash.

Stephanie, që po vuante nga dhimbjet abdominale, i tha jo doktorëve kur e pyetën nëse kishte ndonjë shans që ajo të ishte shtatzënë. Ajo nuk kishte pasur dhimbje dhe as nuk kishte shtuar peshë.

Dhe për më tepër, më herët këtë vit ajo ishte diagnostikuar me para-menopauzë. Doktorët filluan ta përgatisin atë për një skanim CAT, por kur e ekzaminuan stomakun kërkuan që t’i bëhej edhe një ultrazë.

Më pas u kuptua se ajo ishte shtatzënë dhe se foshnja ishte një djalë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat