Shoferja pështyu në fytyrë burrin që i kërkoi të mos parkonte para garazhit të tij

Ndryshe

Shoferja pështyu në fytyrë burrin që i kërkoi të mos parkonte para garazhit të tij

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 20:24
Pamje nga videoja

Pronari i një garazhi në Kettering të Anglisë, i ka kërkuar një gruaje të mos parkonte para hyrjes së tij, por ajo e ka sharë dhe e ka pështyrë në fytyrë.

Në video shihet nëna me dy fëmijë, që ndalon para një garazhe që nuk ka shenja se ndalohet parkimi.

Në atë moment, dëgjohet zëri i burrit që i tregon se kjo është një hapësirë private, por ajo nuk duket se e ka problem.

Pasi i kundërvihet me fjalë të ndyta, shoferja e kryen edhe veprimin banal dhe futet sërish në veturë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat