Fustani i ëndrrave i çahet ditën e dasmës

Ndryshe

Fustani i ëndrrave i çahet ditën e dasmës

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 09:30
Pamje nga video

Ajo padyshim kaloi orë të tëra derisa e zgjodhi fustanin më të mirë për dasmën të cilën e kishte ëndërruar gjithmonë.

Por, kësaj nuseje të re iu shkatërrua dita kur fundi i fustanit të saj u gris kur vetura që ishte pranë papritur filloi të lëvizte.

Të sapomartuarit mbetën të skuqur në fytyrë dhe të nervozuar, pasi nuses iu kap fustani për veture dhe iu gris teksa ishin duke pozuar për foto.

E gjitha kjo ndodhi në Ufa të Rusisë, ku çifti i ri po pozonte para një veture klasike për foto të martesës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat