Rrëfimi prekës i 20-vjeçares: Po shes virgjërinë nga dashuria... për familjen time

Ndryshe

Rrëfimi prekës i 20-vjeçares: Po shes virgjërinë nga dashuria... për familjen time

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 13:26
Katherine Stone

Në një nga shtëpitë publike në Nevada, një vajzë 20-vjeçare ka nënshkruar kohët e fundit një kontratë pune, por jo për të bërë seks, shkruan "CNN" sot.

Në vend të kësaj, Katherine Stone, që ëndërron të bëhet një ditë avokate, ka planifikuar të shesë diçka që gratë e tjera që punojnë në bordello nuk mund të ofrojbë: virgjërinë e saj.

Zgjedhja e Stone ka qenë e diskutueshme, sidomos për ata që besojnë se virgjëria e një femre, është dicka që duhet të jepet vetëm për dashuri.

‘Por kjo është pikërisht ajo që ajo është duke bërë ...Unë e dua familjen time'

Në vitin 2014, shtëpia e familjes Stone në Seattle, Washington, u shkatërrua nga një zjarr. Pa sigurime, Stone dhe familja e saj e gjetën veten të detyruar të qëndrojnë në pronën e djegur.

Image

 

Pastaj erdhi dita kur ajo vuri re reklamën në Facebook, në lidhje me shtëpine publike dhe paratë.

“Kjo më bëri të mendoj se ky ishte një shansi që më duhej për të rregulluar gjithçka, - thotë Stone.

Pronari i cili thotë se a merr dy deri në tre kërkesa të ngjashme në javë, ra dakord për ta  shitur me kushtin që ai do të marrë 50% nga fitimet e ofertës përfundimtare.

Image

 

Në një përpjekje për të shpëtuar shtëpinë e dëmtuar e familjes së saj, Stone bëri gati valixhet e saj dhe u largua nga shtëpia për të jetuar në bordello.

"Njerëzit thonë se virgjëria jepet vetëm për dashuri -  thotë Stone - Por në qoftë se ju mendoni kështu më lejoni t’ju them se unë jam duke bërë sepse unë e dua familjen time."

Prostitucioni praktikohet në të gjithë Shtetet e Bashkuara por Nevada është shteti i vetëm ku ai është një aktivitet ligjor. Që nga 2015-ta, ka pasur 19 shtëpi publike që veprojnë në këtë shtet.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat