Dërgon mamin të blejë tortën e ditëlindjes së shoqes, shokohet nga urimi që shkruan

Ndryshe

Dërgon mamin të blejë tortën e ditëlindjes së shoqes, shokohet nga urimi që shkruan

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 19:34
Ilustrim

Një ngjarje vërtet qesharake ka ndodhur rreth një muaj më parë në qytetin e Elbasanit. Një vajzë adoleshente ka dërguar mamanë e saj në një pastiçeri për të porositur një tortë për ditëlindjen e shoqes së ngushtë.

Në nxitim e sipër, mamaja ikën në dyqan pa e marrë tekstin që pastiçeria duhet të shkruante siper tortës. Për këtë ajo komunikon me të bijën rrugës me mesazhe. Por me sa duket, vajzës i ndërrohet mendja dhe i dërgon këtë mesazh mamasë “lere lere se e rregulloj vrt”, me idene se nuk kishte nevojë që mamaja të mundohej pasi vajza do të shkonte vetë më vonë.

Por këtu ka lindur edhe keqkuptimi i madh. Mamaja ka menduar se ky do të ishte teksti i urimit, dhe përfundimi i kësaj historie duket në foton më poshtë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat