Tmerrohet qytetarja në urbanin e Durrësit: Brutale ajo që i bëri faturinoja asaj vajzes me karrocë

Ndryshe

Tmerrohet qytetarja në urbanin e Durrësit: Brutale ajo që i bëri faturinoja asaj vajzes me karrocë

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 12:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Situata në stacionet e urbaneve është e njëjtë kudo, por në qytetet më të mëdha siç është Tirana, Vlora apo Durrësi, gjendja është më kaotike. Një qytetare nga Durrësi ka denoncuar një ngjarje, të cilën ajo e quan të rëndë edhe për faktin se e ka parë vetë gjithçka që ka ndodhur.

Më shumë se 20 persona prisnin që të hipin në urbanin e tejmbushur, mes tyre edhe një nënë me fëmijë. Fatorinoja e ka injoruar dhe zbritur poshtë vetëm e vetëm për fakti se ishte rome dhe karroca e saj do të zinte shumë vend.

Denoncimi:

"Përshëndetje JOQ, ndjek çdo postim tuajin dhe nuk e besoja qe dhe un do beja 1 denoncim tek ju. Jetoj ne Shkozet te Durrësit dhe linja e autobusëve është kthyer ne tmerr, ku vonesat bëjnë qe ne stacione te mblidhen mbi 20-30 persona....deri këtu asgjë e jashtëzakonshme ' Shqipëri hesapi '..... Sot ne stacionin e pare ne Shkozet po prisja autobusin bashkë me nja 20 e ca te tjerë...nder ta dhe nje vajze rone me 1 karroce me 1 fëmijë max 1 vjec....ajo hypi ne autobus bashkë me karrocën dhe me pjesen me te madhe te pasagjereve. Por 4 veta ndenjen poshtë se nuk kishte vend me...n'at moment zbret kontrollori ( 1 djalë qe si kalon te 30 ) dhe e zbriti atë vajzen bashk me karroc ne nje menyre brutale...qe ti lironte vendin ' 1200 lekshit '....M'eshte dhimbsur shumë, mbi te gjitha për faktin qe askush nuk reagoj.... Ju lutem postojeni, ndoshta ndërgjegjësohemi pak dhe shpresoj qe dikush te vendos rregull se jane duke u asfiksuar njerëzit tek ajo linja...."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat