Shpëtohet rastësisht pas plot 20 vitesh robëri

Ndryshe

Shpëtohet rastësisht pas plot 20 vitesh robëri

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 15:02
Pamje nga Brazili

Policia në Brazil e ka shpëtuar rastësisht një burrë, për të cilin fqinjët kanë thënë se ishte mbajtur në robëri nga familja e vet për më shumë se 20 vite.

Tridhjetë e gjashtë vjeçari ishte gjetur gjatë një bastisje kundër drogës në një zonë të varfër të qytetit juglindor, Guarulhos.

Policia ka thënë se ai po vuante nga mosushqyerja dhe nuk mund të fliste apo qëndronte në këmbët e veta.

Dëshmitarët kanë thënë se mjekra e tij, e gjatë gati deri në bel, ishte e mbuluar me jashtëqitje.

Fqinjët kanë thënë se ai ishte zhdukur në moshën 16-vjeçare.

Ai është identifikuar nga fqinjët si Armando Bezerra de Andrade. Ata kanë thënë për gazetën “Agora” se ai ishte student miqësor që rrihej rregullisht nga njerka, para se të zhdukej papritmas.

Fotografi nga dhoma ku ishte gjetur ai tregojnë se aty ishte vetëm një shtrat dhe një tualet i fëlliqur.

Zyrtarët kanë thënë se ai ka probleme mendore, dhe është dërguar në spital.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat