Momenti rrëqethës, kur peshkaqeni gjigant ha lopën midis Oqeanit

Ndryshe

Momenti rrëqethës, kur peshkaqeni gjigant ha lopën midis Oqeanit

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 16:03
Pamje nga video

Një peshkaqen tigër është filmuar duke ngrënë një lopë të ngordhur në mes të Oqeanit Indian, në ishullin francez Mayotte.

Video është regjistruar nën ujë nga dy turistë guximtarë, të cilët mbajtën distancën nga grabitqari dhe varka e tyre, derisa ky i fundit u largua.

Nuk dihet se si lopa përfundoi ujë, por mendohet se ishte në një anije 500 metra larg nga bregu.

Kameramani hodhi kamerën e tij në oqean për të kapur momentin e çuditshëm kur peshkaqeni 4.8 metra hëngri kafshën 200 kg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat