Policët e përcollën në shkollë, vajzën e kolegut të tyre që u vra në detyrë

Ndryshe

Policët e përcollën në shkollë, vajzën e kolegut të tyre që u vra në detyrë

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 16:19
Policët me vajzën

Jose ‘Gil’ Vega ishte një muaj para pensionimit, por u qëllua me plumb gjatë një aksioni dhe mbeti i vdekur.

Burri 63-vjeçar nga Kalifornia, që e dërgonte çdo ditë vajzën e tij Vanessa në shkollë, nuk ishte më i gjallë për ta kryer rutinën e zakonshme.

Por, kolegët e tij nuk e lanë vetëm tetëvjeçaren dhe shkuan për ta shoqëruar.

Ata e krijuan rreshtin dhe e duartrokitën nxënësen e vogël, e cila ishte kthyer nga pushimi disaditorë, si shkak i humbjes së të atit.

“Megjithëse nuk e shohë, ai është gjithmonë me mua”, i ka thënë Vanessa policëve, që e dërguan deri te dera e shkollës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat