E kapin duke vjedhur, hajduti vret veten

Ndryshe

E kapin duke vjedhur, hajduti vret veten

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 22:27
Hajduti

Pamje shokuese janë regjistruar nga kamerat e sigurisë në një qendër tregtare në Nizhnekamsk të Tatarstanit, një rajon në lindje të Rusisë.

Në video dallohet një i ri që është ndaluar nga rojet e sigurisë, pasi u kap nga stafi i supermarketit duke vjedhur dy shishe vodka.

Hajduti, dukshëm në gjendje të alarmuar, në vend që të dorëzohet për vjedhjen, kërcënon punonjësit e sigurisë se do të vrasë veten me anë të një thike.

Në momentin që një prej rojeve tenton ta neutralizojë, ai godet me thikë veten dhe rrëzohet në tokë. Ndihma e shpejtë nuk vonon të vijë, por për të riun është tepër vonë./tch

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat