Ç’ndodh kur harron frenat e dorës

Ndryshe

Ç’ndodh kur harron frenat e dorës

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 11:42
Pamje nga video

Për fat të mirë nuk pati probleme, por një burrë në një autostradë të Zvicrës vuri re se makina e tij po lëvizte vetë, teksa sapo kishte dalë prej mjetit.

Pamjet e shpërndara nga Police Neuchateloise tregojnë se makina kalon mes përmes autostradës pa asnjë drejtues mjeti, por që fatmirësisht nuk pati probleme. Ngjarja ka ndodhur më 18 tetor, teksa drejtuesi i mjetit e ndiqte makinën nga pas. 

Mjeti pasi bëri një hark brenda në autostradë ku kaloi dy makina dhe një kamion u ndal para një lulishteje. Shoferi kishte harruar të ngrinte frenat e dorës. Por kjo i kushtoi rëndë. Ai përballet me akuzën e vendosjes në rrezik të të tjerëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat