Vendosi ta xhiroj, por kur zbuloi se çka bën djali i tij 5 vjeç natën, u shokua

Ndryshe

Vendosi ta xhiroj, por kur zbuloi se çka bën djali i tij 5 vjeç natën, u shokua

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 16:02
Pamje nga videoja

Teksa kontrollonte pamjet e kamerave të sigurisë në shtëpi, Cody Wray nga Florida zbuloi se çfarë bënte djali i tij në mes të natës. 

Siç shihet edhe në videon e postuar nga babai i tij, vogëlushi zgjohej shpesh në orën 2 të natës dhe luante në divan, fikte e ndizte dritën e kuzhinës dhe bridhte nëpër dhomë.

Wray i hodhi këto pamje në faqen e tij në "Facebook", duke e shoqëruar edhe me mbishkrimin: “Duke parë pamjet e kameras së sigurisë, pashë këtë në mes të natës në kuzhinë.

Kur gjeta videon, nuk po dija të vendosja nëse duhet ta ndëshkoja që luante në divanin e ri, apo ta përqafoja për këtë surprizë të këndshme që s'e kisha parë kurrë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat