Prestigjatori italian: Ja si bëhet magji

Ndryshe

Prestigjatori italian: Ja si bëhet magji

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 08:44
Raffaele Scircoli

Ai quhet Raffaele Scircoli dhe është një magjistar italian, i cili ndodhet për disa ditë në Tiranë. Lindur në vitin 1982, një nga profesionistët më të mirë në fushën misterioze të magjisë dhe manipulimit psikologjik, në një intervistë për mediat shqiptare flet për magjinë dhe për atë që gjeti në Shqipëri.

“Bëj lloje të ndryshme të magjisë, sepse natyrisht nuk ekziston vetëm një degëzim, duke filluar me të gjitha truket që bën një prestigjator, letrat apo përdorimi i psikologjisë së sugjestionit. Le të marrim shembullin e tre objektivave në tryezë nga të cilat duhet të zgjedhësh. Në fakt, nuk ke qenë ti që e ke zgjedhur, por të kam kushtëzuar pikërisht unë ta bësh bësh përmes kushtëzimit.

Një tjetër gjë që bëj është përdorimi i energjisë, në këtë rast mund të përthyej metale apo të ngre objekte në ajër…

Më përpara ndërtoja avionë ushtarakë (qesh). Punoja në një fabrikë ku ndërtoheshin. Bëja dy punë, njëkohësisht. Në fund duhet të zgjidhja sepse nuk arrija t’i bëja të dyja. Nga ana tjetër po rritesha profesionalisht si magjistar dhe kështu zgjodha të dytën.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat