Texas, selfie topless të dashurit në makinë, përplaset me policinë

Ndryshe

Texas, selfie topless të dashurit në makinë, përplaset me policinë

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 16:28
Aksidenti në qytetin College Station

Një 19 vjeçare në Texas është arrestuar pasi u përplas me një makinë police. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në qytetin College Station, ku Miranda Kay Rader u përplas me një automjet policie të parkuar, pasi po përpiqej që t’i dërgonte të dashurit një foto të sajën topless.

Policia gjeti në automjetin tip Suv, edhe një shishe verë të hapur dhe arrestoi 19 vjeçaren për përdorim të alkoolit.

Kur një polic i është afruar makinës, ka vënë re vajzën vetëm me sutjena në përpjekje për të veshur me nxitim një këmishë. 19 vjeçarja ka pranuar se po bënte një foto topless për t’ia dërguar të dashurit në Snapchat.

Pasi u dërgua në stacionin e policisë, e reja u lirua me kusht dhe pagoi gjobën prej 2000 dollarësh.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat