Gjërat më të çuditshme që fëmijët ua kanë thënë prindërve

Ndryshe

Gjërat më të çuditshme që fëmijët ua kanë thënë prindërve

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 19:07
Ilustrim

Fëmijët shpesh flasin për gjëra që të rriturve u duken të çuditshme ose të pakuptimta. Ata shpesh edhe thuhet se shohin gjëra që të rriturit nuk mund t’i shohin, dhe kështu kur flasin për to, ne mendojmë se ata po fantazojnë.

Në rrjetin social Reddit, njerëzit kanë treguar për gjërat më të çuditshme dhe më të çmendura që fëmijët ua kanë thënë atyre.

Madje, disa prej tyre janë vetë prindërit të cilët kanë treguar atë çfarë fëmijët e tyre u kanë thënë.

Më poshtë mund t’i lexoni disa prej gjërave më të çuditshme që ata i kanë thënë:

“Isha në bus kohët e fundit dhe u ndaluam para një klinike. Një vajzë e vogël në ulësen përballë meje iu kthye babait të saj dhe i tha, “Vdekja është doktori i të varfërve”, shkroi njëri.

“Isha duke e veshur djalin tim të vogël, dhe ai tha: “Lamtumirë babi”. Unë i thash, “Jo, duhet të thuash natën e mirë”. Ai tha, “E di, por këtë herë lamtumirë”. Mu desh ta kontrolloja disa herë nëse ishte ende gjallë më pas”, shkroi njëri.

“Vajza ime 3 vjeçe qëndroi pranë vëllait të saj të porsalindur dhe e shikoi për disa minuta, dhe më pas mu kthye dhe më tha, “Babi, ai është përbindësh... duhet ta varrosim”, shkroi një burrë.

“Përderisa isha duke e ndërruar vajzën time para një dollapi të hapur, ajo po shikonte përreth meje dhe po qeshte. E pyeta se çfarë ishte kaq qesharake, ajo tha: “Ai njeriu”. Unë i thash, “Cili njeri?”. Ajo më pas shikoi dollapin dhe tha, “njeriu me qafë gjarpri”. Shikova përreth dhe nuk kishte asgjë”, shkroi njëri.

“I thash vogëlushit tim: Kthehu në gjumë, nuk ka asgjë nën shtratin tënd. Ai ma ktheu, “Ai është prapa teje tani”, shkroi njëri.

“Kur isha 2 vjeç, gjyshja ime ishte në spital duke vdekur nga kanceri. Unë nuk ia kisha idenë se çfarë po ndodhte, por një ditë, unë shikova nënën dhe tezen dhe thash, “Vetëm një gjyshe”. Ato ishin përpjekur të më bindnin se unë kisha dy gjyshe, por unë kisha vazhduar ta përsërisja se e kam vetëm një. Më pas ra zilja e telefonit. Ishte daja i cili thirri për t’i treguar nënës se gjyshja kishte vdekur disa minuta më parë”, shkroi një burrë, i cili tregoi për ngjarjen që ia kishte treguar nëna e tij.

“Djali im 4 vjeç e pyeti motrën time shtatzënë nëse kishte foshnje në bark. Ajo tha “po”. Duke e shikuar me një fytyrë serioze, ai zbriti nga karrigia e tij dhe u nis për në kuzhinë duke thënë, “Duhet ta nxjerrim. Po shkoj të marr thikën”, shkroi një grua.

“Para se të lindja këtu, kisha një motër, apo jo? Ajo dhe nëna ime tjetër janë shumë të vjetra tani. Ato ishin mirë kur vetura u dogj, por unë nuk isha”, tregoi një nënë atë çfarë ia kishte thënë djali i saj i vogël.

“Babai i nënës time kishte vdekur 10 vite para se unë të lindja dhe unë isha 6 vjeç kur prindërit u divorcuan. Një ditë para se nëna të më tregonte se po divorcoheshin unë isha në kuzhinë duke vizatuar përderisa nëna ishte duke gatuar. Ajo thotë se unë u ndala papritur dhe shikova për një kohë derën e hyrjes sikur ta dëgjoja se ishte hapur. E shikova për disa minuta dhe më pas iu ktheva nënës duke i thënë, “Gjyshi thotë mos u brengos, çdo gjë do të jetë në rregull dhe se ai nuk do të lejojë që diçka e keqe të ndodh”. Më pas unë iu ktheva vizatimit. Nëna thotë se kjo është gjëja më e çuditshme që i ka ndodhur dhe mua as që më kujtohet”, shkroi një burrë.

“Shoqja ime e ngushtë Lisa vdiq kur unë isha shtatzënë me vajzën. Kur ajo ishte 3 vjeç, e dëgjova duke qeshur dhe i thash, “Pse po qesh?”. Ajo tha, “Tezja Lisa po luan me mua dhe po bën fytyra qesharake”, shkroi një grua.

“Kur vajza ime ishte 4 vjeçe, e dëgjova duke e kënduar një këngë të cilën nëna ma këndonte gjithmonë kur isha e vogël. E pyeta se ku e kishte mësuar atë dhe ajo më tha se gjyshja ia kishte mësuar. Nëna kishte vdekur 6 vite para se vajza ime të lindej”, shkroi një nënë.

“Vajza ime 3 vjeçe më tha, “Ti je nëna më e mirë që kam pasur deri më tani”. Unë i thash, “Unë jam nëna e vetme që ke pasur ndonjëherë!” Ajo eci dhe më tha, “Kjo është ajo çfarë të gjitha nënat tjera që i kam pasur ma kanë thënë”, shkroi një grua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat