Historia e pabesueshme e njeriut që i shpëtoi vdekjes shtatë herë

Ndryshe

Historia e pabesueshme e njeriut që i shpëtoi vdekjes shtatë herë

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 08:56
Frane Selak

Mund të konsiderohet njeriu më me fat në botë. Historia e tij është aq e pabesueshme, saqë të duket si një film fiksion. Megjithatë, të gjitha janë ngjarje që i kanë ndodhur gjatë jetës kroatit Frane Selak, i cili ka mashtruar vdekjen plot 7 herë.

Ai i ka mbijetuar rrëzimit të një treni në lumë, një incidenti në aeroplan, një aksident me autobus, disa përplasjeve me veturë dhe disa shpërthimeve. Pas të gjitha këtyre, ai ka fituar edhe lotarinë.

1962 – Një tren doli nga rruga dhe ra në lumë. 17 udhëtarë vdiqën. Selak mbijetoi.

1963 – Një aeroplan ra duke shkaktuar vdekjen e 19 personave. Selak u nxor jashtë fatmirësisht nga dera që nuk funksiononte mirë dhe ra mbi një grumbull kashtë.

1966 – Autobusi del nga rruga, vdesin 4 pasagjerë. Selak mbijeton.

1970 – Vetura i merr flakë, por ai ia del të largohet para se të shpërthejë.

1973 – Vetura i merr flakë sërish dhe ai sërish mbijeton.

1995 – Përplaset nga një autobus. Mbijeton sërish.

1996 – Humb kontrollin e veturës dhe del nga rruga, fluturon në majë të një peme ndërsa mjeti gjendet rreth 200 metra nga rruga.

2003 – Fiton një milion dollarë në lotari.

2010 – U dhuron familjes dhe miqve paratë e lotarisë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat