Tmerrohen pronarët, i gjejnë qenit gojën plot me nusepashke

Ndryshe

Tmerrohen pronarët, i gjejnë qenit gojën plot me nusepashke

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 20:56
Qeni me gojën plot me nusepashke

Fotoja e një qeni me gojën plot me nusepashke ka lënë pa fjalë shumë pronarë kafshësh, pasi u publikua javën e kaluar në faqen e Facebook të Spitalit Veterinar Hisington.

Imazhi tregon qenushin Bailey, padroni i së cilit pohoi se atij i pëlqen të ndjekë insekte, me 30 deri në 40 nusepashke të ngjitura në pjesën e sipërme të gojës.

Sipas KAKE, pasi fotografia u postua në rrjetin social, shumë përdorues online mbetën aq të shokuar sa që mendojnë se është false.

Por megjithatë, Dr Linday Mitchell, e cila publikoi foton, tha se nuk është rasti i parë që ajo sheh, e që mund të shkaktojë probleme shëndetësore te qentë nëse nuk trajtohet.

“Ky është qenushi i dytë që kam parë kështu sot. Nëse kafsha juaj shtëpiake nxjerr jargë apo shkumë nga goja kini kujdes nga nusepashket. Ato shkaktojnë ulçerë në gjuhë e gojë dhe kanë pickim shumë të dhimbshëm” shkruan ajo në postimin e 17 Tetorit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat