E tmerrshme: Për t’i vënë në gjumë, fëmijët i injektuan me heroinë!

Ndryshe

E tmerrshme: Për t’i vënë në gjumë, fëmijët i injektuan me heroinë!

Më: 2 nëntor 2016 Në ora: 14:23
Fëmijët

Një nënë 24-vjeçare është akuzuar për keqtrajtim kriminal dhe sulm të fëmijëve, pasi gjykata kishte dëgjuar se ajo u ka injektuar heroinë tre fëmijëve të saj.

Këtë gjë, siç shkruajnë mediat e huaja. Ashlee Hutt, e kishte bërë tek djali i saj gjashtë-vjeçar, një vajzë katër vjeçare dhe një dyvjeçare – duke e quajtur atë si një “lëng për gjumë” apo një “ilaç për tu ndjerë mirë”.

Shërbimet e mbrojtjes së fëmijëve në shtetin e Uashingtonit kanë thënë se kishin parë shenjat e injeksionit të heroinës në trupin e vajzës më të vogël.

Një muaj më vonë, i biri u intervistua ka përshkruar se si ishte injektuar “me një përzierje të pluhurit të bardhë dhe ujë – injektim i bërë me një gjilpërë”.

Po siç shkruajnë mediat e huaja, substanca është përdorur edhe për motrat e tij dhe fëmijët zakonisht kishin rënë në gjumë pas injektimit.

Edhe i dashuri i saj, Mac McIver, tanimë i arrestuar përballët me të njëjtat akuza. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat