Të vish në ndihmë të krokodilit

Ndryshe

Të vish në ndihmë të krokodilit

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 18:14
Pamje nga videoja

Zyrtarët e departamentit për botën e egër në Sri Lanka kanë shpëtuar një krokodil rreth 5 metra të gjatë pasi ai ishte bllokuar në një kanal teksa kërkonte për ushqim.

Reptili, i cili peshon thuajse 1 ton, u gjet në jug të qytetit të Mataras, raportojnë mediat lokale.

Ky nuk është rasti i parë që departamentit për botën e egër në Sri Lanka i vjen në ndihmë një krokodili.

“Rreth 4-5 muaj më par gjetëm një tjetër krokodil të këtyre përmasave në lumin e Polathumodrara. Ky është maksimumi që ky lloj krokodili mund të rritet”, shprehet ambientalisti  Uppala Jayatissa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat