Tmerruese: 4-vjeçares në Indi i pritet koka për një iPhone të humbur

Ndryshe

Tmerruese: 4-vjeçares në Indi i pritet koka për një iPhone të humbur

Më: 13 nëntor 2016 Në ora: 08:32
Vendi ku është gjetur e vdekur 4-vjeçarja

Në Indi një vajzë vetëm 4 vjeçe është rrëmbyer dhe i është prerë koka dhe krahët për të kryer një magji të zezë në këmbim të gjetjes së një iPhone të humbur.

‘Washington Post’ shkruan se në pranga për këtë masakër kanë rënë një vajzë 14-vjeçare si dhe disa ndihmëse të një prifti i cili mendohet se kryente magjitë e zeza.

Vajza është gjetur e masakruar në një mal pranë një shtëpie, në Charaideo të Indisë. Familja kishte denoncuar humbjen e fëmijës dhe pas kërkimeve të vazhdueshme të policisë është bërë e mundur gjetja e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat