Peshkatari gjen në det "thesarin" që do t'ia ndryshojë jetën

Ndryshe

Peshkatari gjen në det "thesarin" që do t'ia ndryshojë jetën

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 15:34
Peshkatar, ilustrim

Khalid Al Sinani ka qenë duke peshkuar në brigjet e Qurayat të Omanit, kur rrjeti ka kapur një objekt të pazakontë.

Pasi e ka nxjerrën masën që në prekje duket si dyll, ka mësuar se është pështymë e balenës, shumë e kërkuar në industrinë e kozmetikës.

Me të bërë publik lajmin, atij i kanë ofruar deri tre milionë euro, për të blerë masën që peshon 60 kilogramë.

“Isha gati të shkoj në shtëpi, kur rrjeti filloi të rëndohej dhe tërhiqej me vështirësi. Pasi doli në sipërfaqe, u përhap një erë e rëndë”, ka thënë peshkatari.

Image

“Barka ime i ka vetëm gjashtë metra, ndërsa kjo ishte shumë e madhe, por e tërhoqa disi deri në breg. E ndjeva se do të ishte diçka e vlefshme, megjithëse kur nuk kisha dëgjuar për të.”

Ai ka thënë se me paratë që do t’i fitojë do të bëjë jetë luksoze në qytet dhe do ta lërë peshkatarinë.

Mësohet se pështyma e balenave është shumë e fortë dhe i ndihmon t’i tretë objektet e forta që i merr gjatë procesit të ushqimit. Për shkak të përmbajtjes, përpunohet dhe shfrytëzohet nga prodhuesit e parfumeve, në mënyrë që aroma tyre të zgjasë më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat