Një 70-vjeçar është akuzuar në Angli për vrasjen e një vogëlushi 18 muajsh të ndodhur rreth 50 vite më parë.
Personi i akuzuar është David Dearlove, nga Great Yarmouth, i cili ishte në bankën e të akuzuarve për vrasjen e ndodhur të martën e 1 tetorit të vitit të largët 1968.
Seanca dëgjimore zgjati vetëm dy minuta, ndërsa 70 vjeçari, nuk shfaqi asnjë pendesë apo kërkesë për lirim me kusht.
Adam Hodge, ishte avokati i të pandehurit, i cili tha se do të bëjë një kërkesë për lirim me kusht për klientin e tij pensionist.