‘Një djalë la biçikletën pas një peme kur shkoi në luftë’, e vërteta që fshihet pas...

Ndryshe

‘Një djalë la biçikletën pas një peme kur shkoi në luftë’, e vërteta që fshihet pas...

Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 15:45
Biçikleta ngel në pemë

Të gjithë e kemi parë këtë fotografi me qindra herë në internet. Një përrallë e një djaloshi i cili shkoi në luftë në vitin 1914 dhe la biçikletën e tij pranë një peme. Ai kurrë nuk u kthye nga lufta, prandaj prindërit e tij e lanë biçikletën aty si një memorial.

Por cila është historia e vërtetë që fshihet pas kësaj tabloje?

Për të gjetur historinë e vërtetë të “Vashon Island Bike Tree”, nuk duhet të kthehemi mbrapa në vitet 1914, pasi fillimin e kësaj historie e gjejmë në vitet 1950.

Kjo është një biçikletë e viteve 1950 dhe i përkiste një djali 8 vjeçar të quajtur Don Puz, sipas The Seattle Times. Historia se si biçikleta ngeci në pemë është treguar nga një zëvendës sherif i dalë në pension, Don Puz, i cili tashmë jeton në Kennewick.

Ai u arrit në ishull dhe jetoi aty deri në vitin 1992. Puz ka treguar  se si në vitin 1954, babai i tij vdiq nga një zjarr që ra në shtëpi, duke lënë mbrapa nënën e tij me 5 fëmijë.

Banorët e ishullit u mblodhën së bashku dhe i dhuruan familjes së tij sende të ndryshme. Në mesin e ndihmave ishte dhe një biçikletë për 8 vjeçarin Don. Ajo ishte e ngjashme me një triçikël, por me dy rrota.

Image

Më vonë familja e Puz u zhvendos pranë Sound Food, një zonë moçalore. “Ne na pëlqente të luanim atje, në pellgje dhe baltë. Ishte një vend i mirë,” ka thënë ai.

Në mesin e viteve 1950, Puz e harroi biçikletën në një sipërfaqe me akra moçalore dhe nuk u kthye më kurrë për ta marrë. Pas 5 vitesh, në 1995, kur Puz shkoi për të vizituar një nga motrat e tij e cila jetonte ende në ishull, doli bashkë me të për të parë kufijtë lokalë.

“Fjalët e para që dolën nga goja ime ishin: Ajo është biçikleta ime,” ka rrëfyer Puz duke shtuar:  “Nuk kisha asnjë dyshim në mendje."

“Nuk mendoj se më përket më mua. Unë e hodha atë shumë vite më parë. Unë mendoj se tashmë atë e zotëron pema,” ka thënë Puz.

Biçikleta e tij është kthyer tashmë në një atraksion të madh turistik dhe në një objektiv për gjuetarët e suvenireve dhe mbetjeve të biçikletave.

Por si përfundoi biçkleta brenda pemës? Me shumë mundësi nuk ishte një fidan i ri që mbiu dhe u rrit përmes biçikletës-thotë profesoresha Elizabeth Van Volkenburgh, nga Universiteti i Uashingtonit.

“Ajo biçikletë do të kishte qenë shumë e rëndë për një pemë të re. Me shumë gjasa, thotë ajo- kur pema ishte e vjetër dikush e vari biçikletën në të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat