Nëna përqafon vrasësin e vajzës së saj, arsyeja do t'u bëjë të qaj

Ndryshe

Nëna përqafon vrasësin e vajzës së saj, arsyeja do t'u bëjë të qaj

Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 16:26
Nëna duke e përqafuar vrasësin e vajzës së saj

Dy vite pasi që vajza e saj u qëllua për vdekje nga shoku i klasës në autobusin e shkollës, nëna e saj Ady Guzman DeJesus është ballafaquar me vrasësin e saj, Jordyn Howe në gjyq.

Mirëpo, çfarë ajo ka bërë pak prej njerëzve mund ta kuptojnë. Ajo ka shkuar te Jordyn, i ka dhënë një përqafim, dhe është pajtuar që ai duhet të ketë një dënim më të vogël.

Mund të jetë e vështirë për tu imagjinuar një prind që përqafon personin që i ka qëlluar për vdekje fëmijës së tij, mirëpo Ady e ka bërë këtë duke parë një mundësi për t’i dhënë të riut një mundësi të dytë.

Si përfundim gjykata ka vendosur që pasi Jordyn të kaloj një vit në burg, të lirohet dhe së bashku me Adyn, nënën e viktimës, të udhëtojnë nëpër shkollat e Floridës për tu treguar të rinjve se sa me rrezik është bartja e armëve nga ta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat