U dënua 40 vjet burgim për ta mbrojtur vajzën

Ndryshe

U dënua 40 vjet burgim për ta mbrojtur vajzën

Më: 18 nëntor 2016 Në ora: 15:41
Jay Maynor me familje

Një baba që e ka vrarë përdhunuesin e vajzës së tij, ka pranuar 40 vjet burgim – vetëm për të mos e lejuar vajzën që të dëshmojë në gjykatë.

Jay Maynor, ka qëlluar për vdekje Raymond Earl Brooks në vitin 2014 dhe këtë javë ai e ka pranuar fajësinë, si pjesë e një ujdie që vajza e tij, Julia Maynor, nuk do të kishte nevojë që të dëshmonte.

Maynor, tani nënë e tre fëmijëve, ishte abuzuar seksualisht nga Brooks për disa vjet me radhë derisa i mbushi tetë vjet.

Duke folur për babain e saj që u dënua me 40 vjet heqje lire, ajo ka thënë se ka një “baba të mrekullueshëm që gjithmonë e ka mbrojtur”.

“Ai pranoi ujdinë në mënyrë që unë të mos i them gjërat që ai më ka bërë para shumë njeërzve. Babai im po më mbronte ashtu siç duhet të bëjë secili baba. Ai është një baba  i mrekullueshëm”, është shprehur ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat