Në Australi, shqiponjat po i shkatërrojnë dronët

Ndryshe

Në Australi, shqiponjat po i shkatërrojnë dronët

Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 07:35
Shqiponja

Në pjesën perëndimore të Australisë, që nga viti 2014 janë shkatërruar nëntë dronë.

Shqiponjat s’po i lejojnë fluturaket e shtrenjta (deri në 15 mijë euro), që të kryejnë xhirime apo matje nga lart. Nuk dihet nëse këto shpezë kanë frikë nga pajisjet elektronike, po i konsiderojnë cenuese të territorit, apo është thjeshtë një lojë.

“Problemi ynë më i madh janë shqiponjat, që po na i rrëmbejnë dronët dhe po i shkatërrojnë në tërësi”, ka thënë Rick Steve, i cili manipulon me këto pajisje sipër një miniere ari.

Të njëjtin problem e kanë edhe mbrojtësit e një pylli në St Ives, të cilët për një kohë të gjatë e kontrollojnë hapësirën me anë të dronëve.

Në përpjekje që t’i kamuflojnë, dronëve u janë vënë krah që të duken si zogj, por as kjo nuk po del të jetë efikase.

Meqenëse janë specie në zhdukje, shqiponjat mund të vazhdojnë edhe më tutje të sulmojnë dronët dhe askush të mos e ndalojë këtë gjë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat