Këshillat e gjyshes se si mund të shkëlqejë argjendi

Ndryshe

Këshillat e gjyshes se si mund të shkëlqejë argjendi

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 10:00
ilustrim

Zonjave të shtëpisë u pëlqen të bëjnë gjithmonë një figurë të mirë para miqve, si dhe të marrin komplimente për arredimin dhe servirjen e ushqimeve. 

Ky është momenti i volitshëm të ekspozoni setin shkëlqyes të enëve tuaja të argjendit. Por mesa duket keni një problem. Seti juaj nuk duket aq shkëlqyes, si më parë. 

Kontakti me ajrin dhe prekjet e vazhdueshme me duar e kanë nxirë. Mos u shqetësoni, gjyshet tona nikoqire kanë menduar edhe për këtë pjesë. Ekziston gjithmonë një zgjidhje e shpejtë dhe që nuk prek aspak xhepin tuaj, shkruan Living.

Ja disa nga këshillat e vyera të gjyshes.

1. Përdorni pastë të bardhë dhëmbësh : merrni një furçë të vjetër dhëmbësh dhe fërkoni për disa minuta objektet apo setin tuaj të argjendit. Më pas shpëlajini objektet me ujë të vakët dhe fshijini me një leckë pambuku. Këshillë: nëse setet tuaj të argjendit kanë shumë ornamente nuk mund t’i fusni në ujë pasi oksideohen shumë shpejt. Mjafton thjesht të kalno një leckë të njomë mbi to e më pas t’i fshini.

2. Metoda e tenxheres me letër alumini : fillimisht duhet të vishni pjesën e brendshme të tenxheres suaj me letër alumini. Hidhni disa litra ujë sipas dëshirës dhe nevojës. 

Për çdo litër ujë shtoni 2 lugë gjellE kripë dhe 1 lugë gjelle sodë buke (bikarbonat natriumi). Vini tenxheren në zjarr dhe lëreni të vlojë. Më pas shtoni setin tuaj të argjendit. Kontaktit i argjendit me letrën e aluminit ka një veti zbardhuese e shkëlqyese të menjëhershme. Nxirrni me kujdes objektet nga uji i nxehtë dhe fshijini me leckë pambuku.

3. Soda e bukës : kjo mënyrë është dhe më e njohura mes zonjave të të shtëpive. Ju këshillojmë që përveç sodës së bukës të shtoni edhe disa pika limoni gjatë larjes. Rezultati do ju lërë pa fjalë.

4. Uji i patateve të ziera dhe uthulla e verës së bardhë : Pas një darkë të shëndetshme me patate të ziera, mos nxitoni të lani menjëherë tenxheren. Uji i mëparshëm ju hyn akoma në punë. Shtoni disa lugë uthull verë të bardhë dhe lini enët e argjendit për disa minuta. Më pas fshijini me një leckë pambuku të thatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat