Mbylli 14 macet në banesë, ja çfarë ndodhi më pas

Ndryshe

Mbylli 14 macet në banesë, ja çfarë ndodhi më pas

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 18:48
Ilustrim

Një grua e paemëruar nga Adelaide e Australisë, ka mbyllur 14 mace në shtëpi, të cilat më pas kanë shqyer njëra-tjetrën sepse kishin uri të madhe.

Fqinjët që ankoheshin për erë të rëndë që vinte nga shtëpia që e kishin pranë, kanë kërkuar ndihmën e policisë. Këta të fundit, pasi kanë hyrë me forcë në pronën e pabanuar, kanë gjetur mbetjet e kafshëve që kanë nisur të dekompozohen.

Aty është gjetur vetëm një mace e gjallë, por në gjendje shumë të rëndë. Mësohet se pronarja e shtëpisë, ka të meta mendore dhe pasi i ka mbyllur qëllimisht, ka harruar dhe nuk ka shkuar për t’i ushqyer apo lënë të lira. Mbi gruan që bëri këtë veprim rëndon akuza e ushtrimit të veprimeve mizore.  

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat