Djali ia zë rrugën të dashurës dhe e masakron me shkelma (+18)

Ndryshe

Djali ia zë rrugën të dashurës dhe e masakron me shkelma (+18)

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 16:49
Djali duke shkelmuar të dashurën

Ky është momenti kur një 22-vjeçar i bën pritë të dashurës dhe e tërheq nga flokët, teksa ajo po kthehej në shtëpi.

Ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë në një bllok apartamentesh në një qytet turistik në Spanjë, ndërsa djali është identifikuar si një emigrant ukrainas.

Dukej që ai e dinte se në çfarë ore do të mbërrinte vajza, ndaj i ka zënë pritë tek oborri i pallatit dhe pasi e ka grushtuar e ka tërhequr për flokësh dhe e ka futur brenda me forcë në apartament.

Mësohet se vajza është një emigrante hungareze e moshës 38 vjeç, ndërsa djali pas pamjeve filmike që u transmetuan në një televizion u arrestua dhe ndodhet para gjykatës.

Mediat nuk bëjnë të ditura arsyet e këtij veprimi të ukrainasit ndaj hungarezes.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat