Njihuni me maminë polake që priti 3000 foshnjet në kampin e Aushvic-it

Ndryshe

Njihuni me maminë polake që priti 3000 foshnjet në kampin e Aushvic-it

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 17:58
Stanislawa Leszczynska

Stanislawa Leszczynska u lind më 8 maj 1896, në lagjen Bauty të Lodz, në Poloni. Ajo ishte fëmija më e madhe e 3 fëmijëve të Jan Zambrzycki  dhe gruas së tij Henryka. Stanislawa përfundoi shkollën e mesme në vitin 1914 dhe 2 vjet më vonë u martua me Bronisaw Leszczynski.

Në 1920 Stanislawa dhe Bronislaw me 2 fëmijët e tyre Bronis?aw dhe Sylwia, u zhvendosën në Varshavë ku ajo u regjistrua në kolegjin e mamive dhe përfundoi studimet.

Në 1922 ata u kthyen sërish në Lodz ku ajo filloi punë si mamie. Aty ajo lindi djalin e saj të dytë Stanisaw dhe në 1923 djalin e tretë Henryk.

Image

 

Stanislawa e donte punën e saj dhe ditë natë ishte në gadishmëri për të ndihmuar gratë shtatzëna gjatë lindjes në shtëpi.

Kur Lufta e Dytë Botërore filloi Stanislawa dhe burri i saj u përfshinë në lëvizjen polake të rezistencës, por në fund e gjithë familja u kap nga Gestapo në 1943.

Burri i saj u vra në Varshavë gjatë kryengritjes së vitit 1944, djemtë u dërguan në kampet e punës në Gjermani ndërsa ajo dhe vajza e saj u dërguan në Aushvic, ku kaluan 2 vjet në sektorin jo hebre të kampit.

Stanislawa deklaroi para autoriteteve të kampit se ishte mami dhe u dërgua në repartin e maternitetit të grave në kamp.

Të gjithë të sapolindurit në kamp ishin vrarë para se ajo të mbërrinte aty. Gjatë kohës së saj në Aushvic, Stanislawa priti 3000 foshnje. Gjysma e tyre u vranë dhe 1000 të tjera vdiqën si pasojë e kushteve të këqija në kamp.

Por pas 1943, rreth 500 foshnje me flokë bjonde dhe sy blu u dërguan për t’u rritur në Gjermani, ndërsa 30 të tjerë mbijetuan në kamp.

3000 foshnjet e pritura nga Stanislawa kishin lindur të gjallë, vetëm 1 fëmijë kishte vdekur gjatë lindjes. Prandaj ajo quhej nga të burgosurit e kampit si “Nëna”.

Kur lufta mbaroi, Stanislawa u rikthye në punën e saj në Lodz.  Të gjithë fëmijët e saj mbijetuan nga kampet e punës së detyruar.

Stanislawa rrallë foli publikisht për punën e saj në Aushvic dhe kurrë nuk e konsideroi veprën e saj si heroike ose të pazakontë.

Ajo mori pjesë në një festë zyrtare në vitin 1970, ku u takua me një grup të vogël nga foshnjat e mbijetuara që kishin lindur në Aushvic.

Historia e saj është një nga rrëfimet më të mrekullueshme mbi historinë e Holokaustit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat