Shikoni si ruhet Baron, djali i vogël i Presidentit Donald Trump

Ndryshe

Shikoni si ruhet Baron, djali i vogël i Presidentit Donald Trump

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 19:01
Siguria, Trump

Presidenti i zgjedhur në SHBA, Donald Trump, iu është kundërpërgjigjur pretendimeve të kampit të rivales Hillary Clinton për rinumërim votash, duke thënë se ai do fitonte edhe votën popullore po të mos ishte për miliona njerëz që kanë votuar në mënyrë të paligjshme.

Mediat thonë se pretendimet e tij janë të vakëta, kurse Shtëpia e Bardhë deklaroi se nuk ka asnjë provë që i mbështet deklaratat e Trump.

Trump fitoi votën e kolegjeve, por nuk fitoi votën popullore.

Që përpara se të votohej, ka pasur pretendime se këto zgjedhje mund të manipulohen.

Image

Më së shumti është folur për mundësinë që hakerat të ndërhyjnë në sistemin e votimeve, përcjell mapo.al.

Ndërkohë që ky debat duket vetëm për konsum mediatik, fotot e mësipërme tregojnë se si e ruan Shërbimi Sekret djalin e vogël të Donald Trump.

Barron Trump, 10 vjeç, bashkë me mamanë e tij gjendej në Florida për të kaluar pushimet e Ditës së Falënderimeve.

Një kontigjent prej 150 forcash patrullonte zonën ku po luante ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat