Gjirafa apo luanesha? Ja cila e fitoi dyluftimin epik

Ndryshe

Gjirafa apo luanesha? Ja cila e fitoi dyluftimin epik

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 08:30
Dyluftimi mes xhirafës dhe luaneshës

Jo gjithmonë në një dyluftim fiton më i forti, por ai që lufton për mbijetesë. Këtë e vërteton më së miri kjo përballje mes një luaneshe dhe një xhirafe, ku shihet se si kafsha gjigante dhe pse në rolin e presë arrin më së miri që ti mbijetojë një sulmi vrastar.

Adhuruesit e kafshëve kanë mbetur gojëhapur teksa kanë parë pamjet e një xhirafe që i shpëton për mrekulli një luaneshe, në një episod dramatik të shfaqur në Planet Earth II.

Shikuesit e serive të BBC të David Attenborough mbetën të zhgënjyer teksa në këtë episod panë këto pamje. Episodi i katërt fokusohet në shkretëtirën afrikane, Amerikën perëndimore dhe Amerikën jugore. Ata mbetën të shokuar për pesë minuta, teksa panë gjuetinë brutale.

Megjithatë në fund xhirafa doli nga beteja për jetë a vdekje. Shikuesit e programit kanë shprehur në Twitter habinë e tyre, por edhe gëzimin që preja i mbijetoi gjuetisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat