Miliona njerëz kundër kartëmonedhës 5 paundëshe në Angli, nuk mund ta imagjinoni përse

Ndryshe

Miliona njerëz kundër kartëmonedhës 5 paundëshe në Angli, nuk mund ta imagjinoni përse

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 13:39
Ilustrim

Duket e çuditshme, por vegjetarianët në Britaninë e Bashkuar nuk janë aspak të kënaqur me prerjen e re të kartëmonedhës 5 paund.

Arsyeja do t’iu duket akoma më e çuditshme. Kartëmonedhat e reja pesëshe janë të përbëra nga produkt jo vegjetarian i quajtur “tallow“ ose dhjamë që përdoret për prodhimin e sapunëve dhe qirinjve, pra një substancë e prodhuar nga yndyra shtazore.

Kjo është konfirmuar nga vetë Banka e Anglisë e cila i ka kthyer përgjigje një përdoruesi në Twitter.

“Ka një gjurmë të lehtë dhjami të përdorur në kartmonedhën me bazë polimeri, 5 paund”, ka konfirmuar banka. Pas kësaj më shumë se 21.000 persona kanë nënshkruar një peticion për heqjen e këtij përbërësi.

Doug Maë, iniciatori i peticionit thotë: Kjo është e papranueshme për miliona vegjetarianët në Mbretërinë e Bashkuar. Këto të fundit përbëjnë të paktën 2 % të popullsisë në Mbretërinë e Bashkuar.

“Ne kërkojmë që të ndalohet përdorimi i produkteve të kafshëve në prodhimin e monedhave që ne përdorim,” ka thënë ai. Përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë quajtur përdorimin e yndyrës shtazore si të “shëmtuar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat