Pema e veçantë e Krishtlindjes çel sezonin festiv në Vilnius

Ndryshe

Pema e veçantë e Krishtlindjes çel sezonin festiv në Vilnius

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 15:11
Pema e veçantë e Krishtlindjes në Vilnius

Në mbrëmjen e 26 nëntorit 2016, fryma e Krishtlindjeve ka mbërritur në Vilnius të Lituanisë, kur Pema e Krishtlindjes u ndez në Sheshin e Katedrales.

Duke u bazuar në suksesin e pemës së kaluar të Krishtlindjes e cila u emërua si një nga më të mirat në botë nga The Guardian, pema e këtij viti u premtua se do të ishte më e bukur, pasi do të mbulohej nga një rrjetë e ndezur me 50 000 drita mbi “Christmas Town”, marketi festiv në qendër të sheshit.

Pema e Krishtlindjeve duket si një përrallë. “Është koha për çdo vend dhe qytet për të dekoruar dhe ndriçuar Pemët e Krishtlindjeve dhe për të festuar këtë kohë të veçantë të vitit,” ka thënë majori i Vilnius.

Pema e Krishtlindjeve e këtij viti është më e madhe se e vitit të kaluar, me lartësi 27 metra dhe gjerësi 50 metra. Në total ajo zë, 2500 metra katrorë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat