Jetë luksi me shampanjë dhe udhëtime, por në fund...

Ndryshe

Jetë luksi me shampanjë dhe udhëtime, por në fund...

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 16:01
Pritesh Ladwa

Pritesh Ladwa me origjinë indiane, por që jeton në Britaninë e Madhe, ishte kthyer në fenomen në rrjet për shkak të jetës luksoze.

“Birmingham Mail” shkruan se ai udhëtonte pafund dhe bënte një jetë luksoze, falë mashtrimit që kishte kryer.

Pritesh ishte paraqitur si një sipërmarrës i suksesshëm në Komisionin e Pyllëzimit në Britani. Si pasojë ai kërkoi para për të pyllëzuar një breg në kontenë e Jorkut.

Kështu, pasi mori më shumë se 100 mijë paund, nisi të shijojë jetën. Por kur komisioni nisi të inspektonte punën e Ladwa-s, zbuloi se atje ku duhet të ishte pylli nuk kishte një pemë të vetme, e arrestoi mashtruesin. Tashmë ai duhet të kryejë 27 muaj burg.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat