Mësuesja kërkon përjashtimin e vogëlushes nga shkolla, për një arsye të çuditshme

Ndryshe

Mësuesja kërkon përjashtimin e vogëlushes nga shkolla, për një arsye të çuditshme

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 21:45
Mësuesja

Mamasë së një vajze të vogël iu desh të shkonte me urgjencë në shkollën e së bijës, pasi 5 vjeçarja nuk ndalej së qeshuri me emrin e mësueses.

Mësuesja e saj quhej Butt, që në anglisht ka kuptimin e prapanicës. Priscilla Terumalait, një grua letoneze e cila jeton në Angli, i është thënë se vajza e saj e vogël nuk ndalonte së qeshuri pasi dëgjoi për herë të parë emrin e mësueses.

Mësuesja u takua me prindin e të voglës Annalise në mbledhjen e shollës, ku pasi i tregoi çfarë kishte ndodhur, i kërkoi asaj që të hiqte sa më parë këtë fëmijë të paedukatë nga klasa e saj, apo edhe nga shkolla nëse do të ishte e mundur.

Vetë mamaja e vajzës ka pranuar më pas që e vogla e saj të largohej nga ajo klasë, për shkak të tensionit që ishte krijuar mes mësueses dhe vajzës.

“Ndihem e ofenduar nga e gjithë kjo situatë. Vajza ime është një fëmijë i vogël dhe i sjellshëm. Nuk mund ta marrin inat vetëm se qesh. Në fund të fundit, emri i mësueses është qesharak”, ka thënë mamaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat